Vdes në moshën 88-vjeçare këngëtarja e njohur amerikane

Këngëtarja e njohur amerikane, fituese e çmimit Grammy, Roberta Flack, vdiq në moshën 88-vjeçare, konfirmoi agjenti i saj.
Ajo ishte e njohur për këngët e famshme përfshirë “The First Time Ever I Saw Your Face”, fillimisht nga Ewan MacColl dhe “Killing Me Softly”, shkruar nga Lori Lieberman dhe Norman Gimbel.
Publicistja Elaine Schock tha se ”jemi të lënduar që e lavdishmja Roberta Flack ndërroi jetë këtë mëngjes, 24 shkurt 2025. Ajo vdiq paqësisht e rrethuar nga familja e saj. Roberta theu kufijtë dhe rekordet”.
Flack u lind më 10 shkurt 1937 në Karolinën e Veriut, por u rrit në Virxhinia dhe filloi mësimet e pianos klasike në moshën 9-vjeçare.
Ajo iu dha një bursë e plotë për Universitetin ”Howard” në Uashington në moshën 15-vjeçare dhe ishte asistente dirigjente e korit të universitetit për një kohë përpara se të kthehej në Karolinën e Veriut pas vdekjes së babait të saj në 1959.
Në vitin 2020 ajo fitoi Çmimin e Karrierës në Grammy.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





