Rebelët Houthi bëhen problem ndërkombëtar, rrëmbejnë 10 punonjës nga zyrat e OKB-së në Jemen

Rebelët Houthi bastisën zyrat e dy agjencive të ndihmës së Kombeve të Bashkuara në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, më 31 gusht dhe rrëmbyen punëtorë, tha një burim jemenas për Agjencinë Gjermane të Lajmeve.
Persona të armatosur të lidhur me rebelët Houthi sulmuan zyrat e Programit Botëror të Ushqimit (ëFP) dhe Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) në qytetin e mbajtur nga rebelët, tha një burim pranë punonjësve të agjencisë për DPA-në në kushte anonimiteti.
Personat e armatosur kapën shtatë punonjës të ëFP-së dhe tre persona që punonin për UNICEF-in dhe i çuan në një vend të panjohur, sipas burimit.
Motivi i rrëmbimit nuk është sqaruar. Deri më tani nuk ka pasur asnjë koment as nga rebelët Houthi dhe as nga Kombet e Bashkuara.
Houthit kanë rrëmbyer më parë punonjës të Kombeve të Bashkuara, duke i akuzuar ata si spiunë të SHBA-së. Njëzet e tre punonjës të ndihmës mbeten të ndaluar që nga marsi, sipas informacionit nga OKB-ja.
Ky zhvillim vjen pasi Houthit premtuan hakmarrje për vdekjen e kryeministrit të tyre në Jemen në një sulm izraelit në Sanaa. Sot, udhëheqësi i Huthit në Jemen kërcënoi të intensifikojë sulmet kundër Izraelit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


