Prezantohet në Dubai "Trump tower" disa javë para vizitës së presidentit amerikan

Organizata ”Trump” po zgjerohet në rajonin e Gjirit me prezantimin e projektit të saj më të fundit të rrokaqiellit në Dubai, vetëm disa javë përpara vizitës së planifikuar të presidentit të SHBA-së, Donald Trump në rajon.
Ndërtesa 80-katëshe do të jetë hoteli i parë i ”Trump tower” në Dubai.
Gjatë ceremonisë së prezantimit, Eric Trump, nënkryetar ekzekutiv i organizatës ”Trump”, tha se “ky do të jetë projekti i parë ku mund të blini njësi duke përdorur kriptovaluta, përfshirë bitcoin”.
Projekti me vlerë një miliard dollarë pritet të përfundojë brenda pesë vitesh.
”Njësia më e shtrenjtë do të jetë apartamenti në katin e parë, me një kosto prej rreth 20 milionë dollarësh”, sipas gazetës emirate ”The National”.
Edhe pse më parë ka qenë kritik i kriptovalutave, Donald Trump ka mbështetur asetet digjitale gjatë fushatës për një mandat të dytë.
Njoftimi për Kullën e Dubait vjen përpara vizitës së planifikuar të presidentit të SHBA-së Donald Trump në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar, e planifikuar për 13-16 maj.
Vitin e kaluar, zhvilluesi saudit i pasurive të patundshme luksoze ”Dar Global” njoftoi ndërtimin e një kulle ”Trump” me vlerë 533 milionë dollarë në Xhedah dhe një projekti tjetër në Oman që përfshinte një hotel dhe vila banimi.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


