Paralajmërimi i kreut të ushtrisë britanike: Bota është në prag të epokës së tretë bërthamore

Bota është në prag të një epoke të tretë bërthamore, kështu ka paralajmëruar kreu i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar.
“Bota ka ndryshuar,” tha admirali Sir Tony Radakin në një leksion të mërkurën në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara në Mbretërinë e Bashkuar.
“Fuqia globale po zhvendoset dhe një epokë e tretë bërthamore është përpara nesh.”
“Kjo epokë e tretë bërthamore, e cila është “në agim”, vjen nga dilema të shumta me teknologjitë bërthamore të përhapura dhe shkatërruese, dhe mungesa pothuajse totale e arkitekturave të sigurisë”, tha kreu i forcave të armatosura britanike, shkruan CNN.
Lufta e Rusisë në Ukrainë dhe konfliktet e shumta në Lindjen e Mesme kanë përmbysur stabilitetin global, tha ai ndër të tjera. Vendosja e trupave të Koresë së Veriut në kufirin e Rusisë me Ukrainën ishte “zhvillimi më i jashtëzakonshëm” i vitit, tha ai.
Sipas tij zhvillimet e fundit sç janë përdorimi i dronëve të furnizuar nga Irani dhe kërcënimet e Rusisë për të armatosur rebelët Houthi të Jemenit në hakmarrje ndaj mbështetjes së Ukrainës nga Perëndimi janë mjaft kritike për zhvillimet e luftës, e cila po merr tashmë përmasa globale.
Në nëntor, Rusia përditësoi doktrinën e saj bërthamore , dy ditë pasi Presidenti i SHBA Joe Biden i dha Ukrainës lejen për të goditur objektivat brenda Rusisë me armë të prodhuara nga Amerika.
Pavarësisht kësaj, Radakin beson se ekziston vetëm një “shans i largët” që Rusia të sulmojë ose pushtojë NATO-n, pasi ajo e di se “përgjigja do të ishte dërrmuese, qoftë konvencionale apo bërthamore”.
“Strategjia e parandalimit nga NATO po funksionon,” tha shefi i forcave të armatosura.
“Por NATO duhet të mbahet e fortë dhe të forcohet kundër një Rusie më të rrezikshme.”
Shqetësimi global po e ndan botën në tre grupe, tha Radakin. Në një grup janë shtetet autoritare “që kërkojnë të sfidojnë rregullat globale”, duke përfshirë Rusinë, Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin.
Në të dytën janë “kombet përgjegjëse”, kryesisht duke përfshirë demokracitë, por edhe monarkitë e Gjirit dhe të tjera që janë “të përkushtuara për partneritet dhe për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në botë”, vazhdoi ai.
Grupi i tretë përbëhet nga vende që “qendrojnë mes dy grupimeve për përfitim maksimal”, tha Radakin.
Vendet e NATO-s duhet të mbajnë një avantazh ndaj kundërshtarëve të tyre në mënyrë që t’i mposhtin ata, shtoi ai.
Në tetor, një sulm izraelit në Iran shkatërroi aftësinë e Teheranit për të prodhuar raketa balistike për një vit dhe “shkatërroi pothuajse të gjithë sistemin e mbrojtjes ajrore të Iranit”, tha ai.
“Në këtë kuptim, Rusia po na tregon se si të mos luftojmë. Dhe Izraeli, në përgjigjen e tij ndaj Iranit, na ka treguar avantazhin joproporcional të mënyrave moderne të luftimit”, tha Radakin.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
