Në kërkim nga Spanja, arrestohet 53-vjeçari në aksin Elbasan-Peqin

28 Shkurt 2026, 13:52 / BOTA ALFA PRESS

Në kërkim nga Spanja, arrestohet 53-vjeçari në aksin

Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Spanjës është arrestuar në aksin rrugor Elbasan–Peqin.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet J. B., banues në Vlorë. Ai kërkohej nga autoritetet spanjolle për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.

Arrestimi është kryer me qëllim ekstradimin e tij drejt Spanjës.

“Në kuadër të operacionit “Alert”, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor, u bë i mundur lokalizimi në aksin rrugor Elbasan-Peqin, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin drejt Spanjës i shtetasit J. B., 53 vjeç, banues në Vlorë.

53-vjeçari kërkohej nga autoritetet spanjolle për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, njofton policia.

Po ndodh...

ide