Mianmari liron afër 4.900 persona, përfshirë të burgosur politikë

17 Prill 2025, 16:33 / BOTA ALFA PRESS

Mianmari liron afër 4.900 persona, përfshirë të burgosur

Rreth 4.900 të burgosur janë amnistuar në Mianmar, në një vendim të dhënë nga udhëheqësi ushtarak i vendit, gjenerali Min Aung Hlaing, me rastin e Vitit të Ri tradicional. Amnistia u njoftua më 17 prill nga media shtetërore MRTV dhe përfshin gjithashtu lirimin dhe dëbimin e 13 të huajve.

Ky gjest, i zakonshëm gjatë festave tradicionale në Mianmar, erdhi në një kohë të trazuar për vendin, i cili prej vitit 2021 ndodhet nën sundimin e juntës ushtarake, pas rrëzimit të qeverisë së zgjedhur demokratikisht të Aung San Suu Kyi.

Sipas Rrjetit të Mianmarit për të Burgosur Politikë (AAPP), një organizatë e pavarur që monitoron situatën e të drejtave të njeriut, të paktën 22 nga të liruarit janë të burgosur politikë  aktivistë të cilët janë arrestuar për kundërshtimin e regjimit ushtarak.

Pamjet nga burgu famëkeq Insein në Jangon treguan 19 autobusë që transportonin të burgosurit drejt lirimit, ndërsa dhjetëra familjarë prisnin jashtë portës për të përqafuar të afërmit e tyre.

Sipas autoriteteve, të dënuarit për krime të rënda si vrasje apo përdhunim nuk janë përfshirë në këtë amnisti, ndërsa për të tjerët janë dhënë ulje dënimesh.

Qeveria ka paralajmëruar se çdo shkelje e re e ligjit do të çojë në rikthimin e menjëhershëm të dënimit të mbetur, përveç ndëshkimeve të reja.

 

Po ndodh...

ide