Kupa e Shqipërisë/ Caktohet data e gjysmëfinaleve të kthimit

17 Prill 2025, 16:12 / SPORT ALFA PRESS

Kupa e Shqipërisë/ Caktohet data e gjysmëfinaleve të kthimit

Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar datën e zhvillimit të takimeve të dyta gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ku do të vendosen dy ekipet finaliste që do të përballen më 1 maj.

Të dyja ndeshjet, Partizani – Egnatia dhe Dinamo City – Vllaznia, do të luhen të mërkurën, më 23 prill, në orën 19:00.

Në “Arenën e Demave” do të zhvillohet sfida Partizani – Egnatia.

Të kuqtë kanë hedhur një hap të sigurt drejt finales, pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë të luajtur në “Egnatia Arena”. Megjithatë, gjithçka mbetet e hapur në këtë përballje.

Takimi tjetër gjysmëfinal, Dinamo City – Vllaznia, do të luhet në “Elbasan Arena”.

Ndeshja e parë është mbyllur në barazim pa gola (0-0), çka e bën këtë sfidë vendimtare për kualifikimin në finalen e madhe. 

 

Po ndodh...

ide