Mesazh urgjent nga ambasadori i SHBA-së në Izrael për punonjësit e ambasadës: Nëse doni të largoheni, bëjeni TANI

27 Shkurt 2026, 12:35 / BOTA ALFA PRESS

Mesazh urgjent nga ambasadori i SHBA-së në Izrael për

Një paralajmërim i fortë nga Ambasada e SHBA-ve në Izrael ka shtuar shqetësimet globale për mundësinë e një sulmi amerikan ndaj Iranit. Sipas një mesazhi të ambasadorit amerikan në Izrael, David Hakabi, të dërguar stafit diplomatik të SHBA-ve, çdo person që nuk është i domosdoshëm duhet të marrë në konsideratë largimin menjëherë.

Sipas raportimit të New York Times, email-i është dërguar të premten në orën 10:24 të mëngjesit, duke kërkuar nga stafi që të sigurojnë biletat sa më shpejt për çdo destinacion, duke i dhënë përparësi largimit të shpejtë nga vendi.

Ambasadori Hakabi shkruante se: “Nuk ka arsye për panik, por për ata që duan të largohen, është e rëndësishme të planifikoni largimin sa më herët të jetë e mundur.”

Ky paralajmërim vjen në një moment të tensionuar ndërkombëtar, duke rritur kërkesën për vende në fluturimet drejt Shteteve të Bashkuara dhe duke nxitur shqetësime mbi stabilitetin në rajon.

 

Po ndodh...

ide