Broja rrezikon Kombëtaren! Trajneri i Burnely: Armando do të jetë edhe disa javë larg fushës

Armando Broja rrezikon të mos jetë i gatshëm për sfidën ndaj Polonisë. Trajneri i Burnlej, Skot Parker ka konfirmuar se sulmuesi shqiptar do të jetë jashtë fushës së blertë edhe për disa javë për shkak se ai po merr disa injeksione
Teksa na ndajnë një muaj nga sfida me Poloninë, lajme jo të mirë vijnë nga Anglia për Armando Brojën. Sulmuesi rrezikon seriozisht sfidën më të rëndësishme historike të 26 marsit. Futbollisti i kombëtares nuk do të aktivizohet edhe për disa javë.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar trajneri Skot Parker. Tekniku i Bërnlej deklaroi para sfidës ndaj Brentford se sulmuesi sapo ka përfunduar disa injeksione dhe nuk do të jetë ende i gatshëm për skuadrën.
Sinkron “Armando ndoshta është në të njëjtën rrugë. Ai sapo ka dalë nga disa injeksione, kështu që është thjesht në nivel të ulët për momentin. Ai do të rifillojë punën e tij, por do të jetë edhe disa javë larg fushave”
Larg formës së tij më të mirë, pa minuta në këmbë dhe me një dëmtim që nuk dihet se kur të kalohet, kanë vënë në dilema të mëdha Silvinjon.
Tekniku shpesh ka deklaruar se në kombëtare do të thirrën lojtarët më në formë dhe më me shumë minuta, por këtë herë do ta ketë të vështirë ta zbatojë edhe ndaj Brojës.
sulmuesi e mbylli vitin 2025 mirë duke shënuar një gol dhe duke dhuruar një asist, por ky vit nuk ka nisur mbarë për të. Pas asistit ndaj Njukasëll, ai luajti dy sfida për rreth një orë, ndërsa më pas nisi mos aktivizimi i tij, ndërsa tashmë po merr disa injeksione.
Broja ka tashmë një konkurencë shumë të madhe pasi dy sulmuesit, Ernest Muci dhe Anis Mehmeti po kalojnë një formë të mirë.
Të dy lojtarët janë lojtarë titullarë me ekipet e tyre, ndërsa vijojnë të shënojnë. Ata nuk ftohen prej gati dy vitesh në kombëtare, por forma e tyre e mirë, mund ta detyrojë Silvinjon që ti grumbullojë për sfidën ndaj Polonisë.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Drejtësi “cilësore” për pushtetarët, por jo për qytetarët
Fallxhorët e Medias
Out with the Corrupt!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128