Kryeministri i Izraelit, Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsion
24 Dhjetor 2024, 15:30 / BOTA

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po dëshmon të martën para një gjykate në Tel Aviv, në procesin gjyqësor ndaj tij nën dyshimet për korrupsion.
Zoti Netanyahu është udhëheqësi i parë izraelit në detyrë që del para një gjykate si i pandehur nën akuza penale.
Ai akuzohet se ka pranuar cigare puro dhe shampanjë në vlerën e dhjetëra mijëra dollarëve dhe ka shkëmbyer favore me bashkëpunëtorë të pasur.
Zoti Netanyahu mohon të ketë shkelur ligjin dhe i ka cilësuar akuzat gjueti shtrigash.
Seancat e dëshmive do të zgjasin disa javë çka pritet t'i zënë një pjesë të konsiderueshme të kohës zotit Netanyahu ndërsa ai përballet me luftën në Gazë, si dhe me zhvillimet në Siri dhe Liban./VOA
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
Nga Gentian Gaba
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
Nga Ermal Peçi
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

