Kontroll në Bërzhitë, dyshime për mashtrim kompjuterik në formë call centeri, sekuestrohen kompjuterë dhe celularë

Një ditë më parë u krye kontroll në një ambient në fshatin Bërzhitë të Tiranës, pasi dyshohej se kryehej mashtrim kompjuterik në formën e call centeri.
Nga ambienti u sekuestruan njësi kompjuterike dhe celularë, të cilët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve për të përcaktuar qëllimin e përdorimit të tyre. Subjekti është i regjistruar me aktivitet në fushën e turizmit mjekësor.
“Më datë 16.04.2026, u krye kontroll në një ambient në pronësi/administrim të shtetasit F. K., në fshatin Bërzhitë, ku në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kryhej mashtrim kompjuterik në formë call centeri. Nga ambienti u sekuestruan njësi kompjuterike dhe celularë, që do t’i nënshtrohen ekzaminimeve, për të përcaktuar qëllimin e përdorimit të tyre. Subjekti është i regjistruar me aktivitet në fushën e turizmit mjekësor, dhe për këtë, shtetasi F. K. ka paraqitur dokumentet. Hetimet vijojnë për të dokumentuar rrethanat e rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
