Hungari/ Protestuan kundër ndalimit të ‘Paradës së Krenarisë’, përjashtohen 6 deputetë të opozitës

Parlamenti hungarez ka votuar të hënën për përjashtimin e përkohshëm të gjashtë deputetëve të opozitës dhe për pezullimin e pagave të tyre, pas një proteste simbolike kundër ligjit që ndalon marshimet e Krenarisë (Pride) të komunitetit LGBTQ+ në vend.
Kjo është hera e parë që deputetë përjashtohen nga kuvendi që prej tranzicionit demokratik të Hungarisë në vitin 1990, njoftoi zyra e shtypit e parlamentit.
Protesta ndodhi gjatë seancës së votimit mbi ligjin, i cili u miratua më 18 mars nga parlamenti i kontrolluar nga partia nacionaliste dhe konservatore Fidesz, e udhëhequr nga Kryeministri Viktor Orbán. Ligji ka shkaktuar valë protestash dhe kritika ndërkombëtare, përfshirë mbi 20 ambasadorë në Budapest që shprehën shqetësimin e tyre.
Gjatë protestës në sallën e parlamentit, deputeti i pavarur Ákos Hadházy dhe dy përfaqësues të partisë opozitare Momentum ndezën tymi me ngjyra, ndërsa tre deputetë të tjerë shpërndanë fotografi të manipuluara që tregonin Orbán-in duke u puthur me presidentin rus Vladimir Putin. Gjithashtu, ata luajtën himnin kombëtar rus në sfond – një gjest që synonte të tregonte paralelizmin midis politikave të Orbán ndaj pakicave seksuale dhe atyre të ndjekura nga qeveria e Putinit në Rusi.
Përfaqësuesit e opozitës e cilësuan vendimin e parlamentit për përjashtim si një sulm ndaj demokracisë dhe të drejtës për protestë, ndërsa qeveria nuk ka komentuar ende për incidentin.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


