Gjendet i vrarë në banesë shkencëtari që po studionte bashkimin bërthamor!

Autoritetet amerikane po hetojnë vrasjen e një profesori të njohur të Massachusetts Institute of Technology (MIT), i cili u qëllua për vdekje në banesën e tij pranë Bostonit.
Viktima është Nuno Gomes Loureiro, 47 vjeç, profesor i shkencës dhe inxhinierisë bërthamore dhe drejtor i Qendrës për Shkencën e Plazmës dhe Bashkimit Bërthamor në MIT. Ai u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në apartamentin e tij në Brookline dhe ndërroi jetë disa orë më vonë në spital.
Sipas policisë, një fqinj ka dëgjuar disa shpërthime të forta, ndërsa autorët dyshohet se janë larguar nga vendngjarja. Deri më tani nuk ka persona të arrestuar dhe rasti po trajtohet si një hetim aktiv për vrasje.
Loureiro ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Ai kishte një karrierë të shquar akademike, me studime në Portugali dhe Mbretërinë e Bashkuar, përpara se t’i bashkohej stafit të MIT në vitin 2016. Në vitin 2024, ai u emërua drejtues i qendrës kërkimore që merret me studimin e plazmës dhe bashkimit bërthamor.
Kërkimi i tij fokusohej në energjinë e bashkimit bërthamor, e konsideruar si një burim energjie i pastër dhe praktikisht i pakufizuar, me potencial për të ndihmuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Për këtë arsye, vdekja e tij ka nxitur edhe spekulime, megjithëse autoritetet nuk kanë dhënë asnjë indicie se krimi lidhet me punën e tij shkencore.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
