“Ballkani Perëndimor, zemra e BE”, Borrell: Procesi i zgjerimit po vonohet shumë

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, është nderuar në Austri me çmimin Dr. Alois Mock Europe. Në Forumin Europian në Wachau, spanjolli falenderoi ministrin e jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, ndërsa fokusin e fjalimit të tij e pati tek integrimi i Ballkanit Perëndimor në Union.
“Zgjerimi i mëparshëm ishte një histori suksesi. Zgjerimi i mëtejshëm do të jetë gjithashtu një histori suksesi. Problemi është sepse po vonohet për shumë kohë. Tani duhet ta përshpejtojmë. Të mos harrojmë se Europa nuk është e plotë derisa vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare,” tha Josep Borrell, përfaqësues i lartë i BE për politikë të jashtme dhe siguri.
Organizuesi i eventit sqaroi se Ballkani Perëndimor është zemra e Europës dhe jo oborri i saj.
“Unë jam gjithmonë i ashpër me ata që pretendojnë se Ballkani Perëndimor është oborri i BE-së, kjo është krejtësisht e gabuar. Nuk jemi të kompletuar derisa ata të jenë pjesë e familjes sonë dhe duhet ta përshpejtojmë këtë proces”, deklaroi Alexander Schallenberg, Ministër i Jashtëm i Austrisë.
Në këtë event morën pjesë të gjithë ministrat e jashtëm nga të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Ata zhvilluan dhe një takim me përfaqësuesin e lartë të BE-së Borrell. Ky i fundit tha se u diskutua për ndërtimin e një Europe më të bashkuar.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


