Tërmet me magnitudë 6.2 ballë shkund Zelandën e Re

Një tërmet me magnitudë 6,2 ballë goditi bregun perëndimor të Zelandës së Re. Nuk është lëshuar paralajmërim për cunami, dhe gjithashtu nuk ka informacione për dëme. Instituti Amerikan i Gjeologjisë njoftoi se tërmeti ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit, sipas orës lokale.
Epiqendra ishte 300 kilometra në jugperëndim të qytetit Invercargill, dhe thellësia e fokusit ishte e cekët 10 kilometra nën nivelin e detit. Zelanda e Re ka rreth pesë milionë banorë dhe ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit – një zonë aktive sizmike e përbërë nga vullkane që rrethojnë Oqeanin Paqësor. Aty ndodhin shumica e tërmeteve në botë.
Një tërmet me magnitudë 6,0-6,9 konsiderohet i fortë. Mund të shkaktojë dëmtime edhe në ndërtesa të mirë përgatitura. Çdo vit ndodhin 100 deri në 150 tërmete të tillë në botë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


