Berisha kandidati i vetëm, deputeti Shehu: Salianji nuk është anëtar i partisë
Sali Berisha është kandidat i vetëm për kryetar të demokratëve. Deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se do të votojë për të, duke e konsideruar atë si figurën e duhur për momentin që po kalon vendi. ”Unë kam thënë që do votoj për Sali Berishën dhe gjykoj se ai i duhet Shqipërisë në këtë moment të vështirë për aftësitë dhe rolin e tij për të krijuar një bashkim sa më të gjerë”, u shpreh ai.
Sipas tij, fakti që në garë ndodhet vetëm një kandidat është një zhvillim normal dhe mund të shihet si një lloj referendumi brenda partisë. ”Kur ka një kandidat të vetëm, anëtarësia voton dhe shpresoj që do votojë për Sali Berishën. Ky mekanizëm nuk është artificial dhe statuti nuk e ndalon kandidimin e një kandidati të vetëm”, tha Shehu. Duke komentuar moslejimin e kandidimit të Ervin Salianjit dhe skualifikimin e kandidatëve të tjerë, si Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj, deputeti theksoi se kandidatët duhet të kenë autoritet politik dhe të jenë pjesë aktive e partisë.
Ai thotë edhe se Salianji nuk është më anëtar i Partisë Demokratike, duke nënvizuar se në politikë ekziston edhe vetëpërjashtimi kur një individ nuk përputhet më me linjën e partisë. Në përfundim, ai theksoi se gara brenda PD ekziston edhe me një kandidat të vetëm dhe përjashtoi mundësinë e krijimit të kandidatëve artificialë vetëm për të plotësuar procesin.
Po ndodh...
Sali Brava
ide
Takimi im i parë me Meremen, kryeministren e ardhshme të Shqipërisë
Bekimi i Edi Ramës dhe vampiri në kurriz tonë!
Spiropali dhe loja e pritjes për lidershipin
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128