Blutë blindojnë Parlamentin, paralizohet Tirana në prag të protestës

27 July 2026, 08:46 / POLITIKË ALFA PRESS

Parlamenti ditën e sotme është futur në "shtetrrethim" nga Policia e Shtetit, e cila e ka rrethuar godinën me forca të shumta policore, si edhe ka bllokuar të gjitha rrugët hyrëse me kordone sigurie, në prag të protestës së paralajmëruar këtë të hënë.

Forca të shumta mësohet të jenë në terren, të cilat kanë bllokuar çdo aks që të çdon te Parlamenti. Kordonet policore janë vendosur në disa pika kyçe, përfshirë kryqëzimin e rrugës së Elbasanit, zonën pranë Galerisë së Arteve dhe Ministrisë së Brendshme, si dhe në drejtim të ish-selisë së Partisë Demokratike.

Ndërkohë mësohet se tashmë protestuesit janë mbledhur në sheshin Skënderbej, dhe pritet që shumë shpejt të fillojnë marshiminn drejt Parlamentit.

Ashtu si në protestën e fundit të mbajtur më 23 maj, edhe ditën e sotme pritet që të ketë tensione dhe përplasje. Po ashtu përpos të tjerave pritet që të rikthehet në qendër të vëmendjes edhe prezantimi i dokumentit me emrin "Besa" nga Kryeministri.

   

Po ndodh...