Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi: Nuk e njoh Gentian Funiqin, do e faktoj me prova

Është mbajtur këtë të enjte seanca gjyqësore në GJKKO për Dritan (Gramoz) Rexhepi dhe të bashkëpandehurve, të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.
Në fjalën e tij, Dritan Rexhepi ka mohuar njohjen me Gentian Funiqin, alias Dodën, me të cilin dyshohet se ka dhënë urdhër për rrëmbimin e Jan Prengës.
Po ashtu, Dritan Rexhepi ka sqaruar se në kohën kur ka ndodhur ngjarja ndodhej në burgun e Pratos, në siguri të lartë, për shkak të një procesi në Apelin e Firences.
“Në burgun e Pratos kam qenë në sigurinë e lartë pasi kisha Apelin në Firence dhe me mbajtjen 10 ditë. Nuk e njoh, se kam parë ndonjëherë në jetën time Gentian Funiqin. Do ja faktoj këtë prokurorëve me prova në vijim”, ka deklaruar Dritan Rexhepi.
Ndërkohë, në seancën e sotme avokatët e të pandehurve kanë kundërshtuar provat shkresore të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme.
Në seancën e kaluar, SPAK paraqiti provat shkresore para gjykatës, gjithsej 13 faqe. Mes tyre, aktet e këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe akt-ekspertimi që tregon përputhshmërinë e ADN-së të përftuar nga njollat e gjakut të vendngjarjes me ato të nënës së Jan Prengës.
Po ashtu, prokurorët e SPAK, pohuan se përmes pamjeve filmike të sekuestruara në disa biznese është dokumentuar itinerari i ndjekur nga automjeti ku është futur me forcë Janë Prenga. Përmes pamjeve është provuar se viktima është mbajtur nën vëzhgim për disa ditë përpara ngjarjes, ku automjeti “Land Rover” i të dyshuarve ka ndjekur automjetin e viktimës në 15, 16 dhe 17 janar.
Jan Prenga u rrëmbye janarin e vitit 2020 në Kamëz. Pas rrëmbimit ai u dërgua në kompleksin “Golden” në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit, ku Festim Bixhdili punonte si ishte kopshtari.
Sipas pamjeve nga kamerat e sigurisë, Jan Prenga dyshohet se u dhunua për vdekje dhe asgjësimi i trupit ka dyshime se u bë në fshatin Pjezë, shumë pranë kompleksit, teksa kufoma ende nuk është gjetur.
Rrëmbimi erdhi pasi vëllai i Jan Prengës vodhi një kontejner me drogë në Britaninë e Madhe. Sipas SPAK, Festim Bexhdili e dinte vendin ku kanë groposur trupin e Jan Prengës, por nuk e tregon atë.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, urdhri për rrëmbimin e Jan Prengës ishte dhënë nga Dritan (Gramoz) Rexhepi dhe i bashkëpandehuri i tij Gentian Funiqi (Doda), organizimi është bërë nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja, ndërsa ekzekutimi i rrëmbimit është bërë nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar.
Porosia për rrëmbimin e Jan Prengës u dha teksa Rexhepi ishte i burgosur në Ekuador, në Amerikën Latine dhe kishte si qëllim shtrëngimin e vëllait të Prengës, që kishte vjedhur një sasi kokaine të trafikuar nga Ekuadori në Angli. Familja Prenga zhvilloi edhe negociatat me rrëmbyesit dhe një pjesë e kokainës u dorëzua, por ndërkohë Jan Prenga kishte humbur jetën.
-
Kulla e Babelit: Legjenda që lindi nga Etemenanki i Babilonisë
13 Shkurt, 16:50 -
Lojtari del jashtë planeve të Vllaznisë, 30 vjeçari stërvitet me...
13 Shkurt, 16:46 -
Tiranë/ Gjendet i varur në banesë 52-vjeçari
13 Shkurt, 16:38 -
-
U kapën me 1 kg kokainë, policia italiane arreston dy shqiptarët
13 Shkurt, 16:28
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





