Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

24 Dhjetor 2025, 08:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë

Për këtë të mërkurë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes, hera-herës shtrëngata afatshkurtra.

Gjatë ditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në Alpe dhe në lartësitë 700-800 metra në verilindje dhe 900 metra në juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht mesatar.

Mjegull e dendur/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindja-juglindja me shpejtësi mesatare 7 m/sek, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 15m/s .

Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-4ballë.

Po ndodh...

ide