Vijon saga e degradimit të rrugëve, çahet aksi që lidh Lumin e Vlorës me Himarën

22 Shkurt 2026, 10:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vijon saga e degradimit të rrugëve, çahet aksi që lidh

Saga e degradimit dhe shembjes së rrugëve duket se nuk ka të ndalur në vendin tonë.

Pas shembjes së thuajse gjysmës së akseve në vend dhe pasi Shqipëria u nda në dy pjesë falë Rama-Ballukut, një tjetër rrugë ka pësuar dëmtime.

Sipas raportimeve, rruga që lidh Lumin e Vlorës me Himarën ka pësuar tjetër çarje, në një segmanet tjetër.

Siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme, aksi është ndarë mes për mes duke përbërë kështu rrezik për qytetarët të cilët duhet të qarkullojnë në këtë aks.

Skandali me rrugët ka nisur prej viti të kaluar, por edhe pse thuajse gjysma e akseve kryesore në gjithë vendin paralizohen vazhdimisht askush nga qeveria nuk mban përgjegjësi.

Po ndodh...

ide