U hodh në Kanionet e lumit Osum, ende asnjë gjurmë nga Ilir Kurti

22 Shkurt 2026, 11:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

U hodh në Kanionet e lumit Osum, ende asnjë gjurmë nga Ilir Kurti

42-vjeçari Ilir Kurti i cili dyshohet se u hodh një ditë më parë në Kanionet e lumit Osumi, ende nuk është gjetur.

Edhe pse u raportua se forcat RENEA dhe polumbarët kanë nisur kërkimet, deri më tani ende nuk ka asnjë gjurmë për trupin e tij.

42-vjeçari nga qyteti i Skraparit dyshohet se i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e djeshme, duke u vetëhedhur në lumë në vendin e quajtur “Ura e Blezënkës”, pranë Kanioneve të Osumit.

Në vendngjarje janë gjetur motori me të cilin ai lëvizte, disa sende personale dhe telefoni celular. Nga verifikimet paraprake rezulton se ai i kishte dërguar një mesazh vëllait, ku shprehej se do të hidhej në lumë.

Sipas familjarëve, 42-vjeçari kishte muaj që ishte mbyllur në vetvete dhe po përjetonte me vështirësi ndarjen nga djali i tij, me të cilin nuk komunikonte prej 7 vitesh, pasi ish-bashkëshortja ishte larguar nga Skrapari drejt Rumanisë.

Po ndodh...

ide