VIDEO/ “O bolo”, muzikë e festë pas hekurave, shihni ç’bëhet në qelitë e të burgosurve VIP

1 Maj 2026, 20:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

VIDEO/ “O bolo”, muzikë e festë pas hekurave, shihni

Një atmosferë e mbushur me alegri e energji që vjen jo nga një shtëpi, sallë festash apo klub, por nga një qeli burgu. Pamje të paprecedenta që vijnë nga burgu i Peqinit ku janë disa prej emrave më të njohur prej drejtësisë shqiptare dhe që do duhet të ishin në regjim të rreptë sigurie, por me sa duket fama jashtë në dritën e diellit, vijon edhe brenda 4 mureve të burgut duke iu siguruar një qëndrim me 5 yje pas hekurave.

E kush i sheh këto pamje, mendon se nuk qenka aq keq në burgje. Siç shihet nga video e siguruar dhe publikuar nga “Ma shqip”, të burgosur si Lul Berisha apo Fehmi Mziu, Astrit Avdulaj, Islam Kasa etj. janë të lirë të festojnë në burg me alkool, muzikë, televizor dhe aheng siç u do zemra. Mes tyre duket dhe një i dënuar në moshë shumë të re. E me sa duket shprehja “burgu për burra është” ka marrë një tjetër dimension.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 12:30 EDITORIAL

Sali Brava

Nga Bato Kosova

ide