Tiranë/ Vdes burri pas 22 vjetësh martesë, testamenti hedh gruan invalide në rrugë

Emisioni “Stop” shkoi në njësinë nr. 3 në Tiranë me zonjën Fiqirete Sakollari e cila pas vdekjes së bashkëshortit, Xhaferit, mëson se ai ia kishte lënë shtëpinë në Tiranë dhe Vlorë djalit të tij nga martesa e parë.
Fiqiretja tregon se ishte martuar me Xhaferin prej 22 vjetësh. Në 3 shkurt ajo është njohur me një njoftim noterial se duhet të lirojë shtëpinë. Testamenti është përpiluar në zyrën e noteres Diana Kamberi, e cila i ka thënë Fiqiretes se nuk i takon shtëpia pasi është blerë para martese.
Zonja Sakollari është 66 vjec, invalide dhe nuk ka ku fut kokën. “Stop” shkoi në zyrën e noteres Kamberi, e cila pretendon se ka vepruar konform ligjit.
Qytetari: Si kalove?
Diana Kamberi: Mirë! Ia ka kaluar të gjitha djalit, sepse janë prona, të cilat ai i ka vënë, kur ka qenë jo i martuar me Fiqireten. Pronën e Tiranës e ka bërë në 96-tën, kur nuk ka qenë i martuar me Fiqireten edhe pronën e kësaj, pavarësisht se Fiqiretja më thotë mua, që këtë e kemi bërë më prapa. Të thashë, në këtë pikë, flasin letrat edhe pronën e Vlorës, flasim për vitin 2006, për vitin hë…, mirë thashë ‘96, se këtë e ka blerë më vonë. Invalide është?
Qytetari: Po!
Diana Kamberi: Po nuk është invalide e klasit, si ta them unë ty, që është e pazonja për të punuar. Ajo vetëm aty mund të shikojë, te ajo e Vlorës. Te ajo e Vlorës, sepse ajo thotë që pavarësisht se nuk e di, se si i ka bërë letrat, por ne kemi qenë prezent aty thotë, kur e kemi bërë si shtëpi, që vërtetohet që ato kanë ndërtuar qëkur shtëpia është ndërtuar kur ajo e pandërtuar është. Jo i ka letrat më përpara, vetëdeklarimin e ka bërë.
Qytetari: Jo më në 2005-2006-tën e kanë bërë.
Diana Kamberi: Ah, s’e di për Zotin! Nuk e di, unë di vetëm letrat që kam shkruar, ça më ka thënë ai.
Qytetari: Prandaj erdha të pyesja që përfiton ndonjë gjë, a s’përfiton kjo?
Diana Kamberi: Nuk përfiton asnjë gjë çuni, më vjen keq. Në çdo pronë, ajo e ka lidhur, ai e ka ndërtuar, kur nuk ka qenë me këtë edhe vërtetohet, që kjo ka ka lidhur martesë në 2002-shin, që do të thotë para 2002-shit, ky ka vënë pronat.
Qytetari: Mua më intereson të mos dali ajo, se s’kemi ku ta çojmë, se ajo është mirë e bukur.
Diana Kamberi: A të flas unë, asaj Fiqiretes asaj, që unë s’kam pretendime. Unë heq dorë nga gjyqet, nga të gjitha dhe ai të më lërë mua, sa të kem jetë unë aty.
Qytetari: Ata ashtu e kishin lënë muhabetin, që në fillim.
Diana Kamberi: A ta lëmë ashtu që të mbyllet çdo gjë po të them? A do ti? Të bëj një kontratë unë me ata?
Qytetari: Unë dua, ja të flas me Fiqireten, ta sjell këtu.
Diana Kamberi: Thuaja!
Qytetari: Ajo kishte ardhur, ishte interesuar te ty.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


