U plagos nga i dashuri i bashkëshortes/ 40-vjeçari në gjendje të rëndë, familja apel për ndihmë: Nuk po i përballojmë dot më shpenzimet

Prej rreth një muaji, 40-vjeçari ku Gledi Hoxhallari ndodhet në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.
Më 5 janar në qytetin e Fierit, 40-vjeçari u plagos nga i dashuri i bashkëshortes së tij, me të cilën ishte në proces divorci, ndërsa tani duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në ezofag, ndërhyrje e cila kushton dhe familja deklaron se nuk mund të përballojë më shpenzimet shëndetësore, duke apeluar kështu për ndihmë.
Miqtë dhe familjarët e Hoxhallarit kanë hapur një GoFundMe, me shpresën se do të mblidhet shuma e nevojshme për të siguruar trajtimin e nevojshëm për t’i shpëtuar atij jetën.
Kushdo që dëshiron të kontribuojë. mund ta bëjë në linkun e mëposhtëm:
40-vjeçari Gledi Hoxhallari, gazetar, u plagos më 5 janar nga Klement Beqaj, 25 vjeç, i cili ishte në një lidhje me bashkëshorten e 40-vjeçarit, 29-vjeçaren Melisa Beluli. Çifti ishin në proces divorci dhe kishin kishin nisur procedurat për ndarjen.
Ka qenë djali i çiftit, vetëm 10 vjeç ai që ka telefonuar të ëmën dhe i ka kërkuar që ta marrë.
Duke qenë që çifti ishin në proces divorci, djali rrinte gjatë ditës me të atin dhe në mbrëmje shkonte tek nëna.
Telefonata ka qenë e tensionuar, dhe më pas 29-vjeçarja ka shkuar së bashku me të dashurin në lokalin ku gjendej 40-vjeçari. 25-vjeçari ka goditur bashkëshortin e të dashurës.
Ngjarja ka qenë e gjitha në sy të djalit të tyre të mitur.
Beqaj dhe Beluli më pas janë arratisur ku janë ende në kërkim.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


