Trafik narkotikësh nga Siria drejt BE-së, GJKKO jep dënimin ndaj grupit kriminal

5 Dhjetor 2024, 20:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

Trafik narkotikësh nga Siria drejt BE-së, GJKKO jep dënimin ndaj

GJKKO ka shpallur vendimin për disa të pandehur të lidhur me veprat penale të trafikimit të narkotikëve dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal.

Endrit Bakiu është shpallur fajtor për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe është dënuar me 2 vjet burgim, që pas aplikimit të zbritjes së dënimit, është ulur në 1 vit dhe 4 muaj.
Sulo Pajo është dënuar me 13 vjet burg për trafikim narkotikësh, dhe 3 vjet burg për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, me një dënim përfundimtar prej 8 vjetësh dhe 8 muajsh.
Arian Tola është dënuar me 12 vjet burg për trafikim narkotikësh dhe 2 vjet për pjesëmarrje në grup kriminal, me një dënim përfundimtar prej 8 vjetësh.
Fadjon Cami dhe Viron Lekaj janë gjithashtu dënuar për trafikim narkotikësh dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, me një dënim përfundimtar prej 8 vjetësh për secilin.
Artan Agalliu, Shpëtim Pjeshka, dhe Jani Çavo janë gjithashtu shpallur fajtorë për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në grupe kriminale, me dënime përfundimtare nga 8 vjetë dhe 8 muaj burgim për secilin.
Kudret Rustemaj është shpallur i pafajshëm për trafikim narkotikësh dhe për pjesëmarrje në grup kriminal, pasi nuk u provoi faji.
Nga hetimet e SPAK, rezultoi se këta persona ishin pjesë e një grupi kriminal që akuzohet për trafik droge nga Siria e Turqia në Shqipëri dhe më pas në BE. 

SPAK thotë se nga hetimi është dokumentuar veprimtaria e një grupi të strukturuar kriminal, i cili e shtrinte aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike nga  vendet e Lindjes së Mesme, Turqi, Greqi, Shqipëri me destinacion Italinë dhe vendet e tjera të BE-së.

Grupi e ka ushtruar veprimtarinë nga viti 2020 e në vazhdim, ndërsa institucionet ligjzbatuese kanë mundur të sekuestrojnë sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike në Durrës, Tiranë, Vlorë, Shkodër, Gjirokastër, Maqedoninë e Veriut, në Greqi dhe Itali, në tetë episode trafikimi të lëndëve narkotike të llojit “Kokainë”,“Heroinë”,“Marijuanë”, “Risinë”. Vlera e drogës së sekuestruar është rreth 2.7 ml euro. 

Rrjeti kriminal prej 21 personash u zbulua nga SPAK dhe prokuroria e Firences pas hetimeve mbi ngarkesat me kanabis që vijonte nga Siria dhe heroinën që mbërrinte nga Turqia në Itali, duke kaluar përmes Shqipërisë.  Kreu i grupit kriminal dyshohet se ishte Endrit Bakiu, i cili është arrestuar në vitin 2021 në Durrës ku iu gjetën 30 kg kanabis në formë çokollate. Për operacioni, Report Tv siguroi edhe dosjen e plotë të SPAK.

 

Po ndodh...

ide