“S’na kanë arrestuar akoma”/ Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno dalin nga SPAK

Gazetarët e kronikës së zezë, Artan Hoxha dhe Elton Qyno, kanë dalë nga ambientet e SPAK ku qëndruar për gati një orë. Në dalje ata nuk folën me kolegët gazetarë mbi arsyen e thirrjes apo për të konfirmuar lajmet e publikuara gjatë paradites së të hënës mbi masat e sigurisë ndaj tyre.
Gjatë të hënës në disa media u publikua lajmi i arrestimit të gazetarit Artan Hoxha dhe caktimit të masës detyrim paraqitje për Elton Qynon. A2 CNN ka pyetur SPAK për këto raportime, por nuk ka marrë një përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.
Megjithatë, para se të futeshin në SPAK, ata pohuan se iu ishte bërë një kontroll në banesa gjatë ditës dhe iu ishin sekuestruar telefonat celularë. “S’na kanë arrestuar akoma”, dëgjohet të thotë Hoxha.
Më herët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i kërkoi SPAK të heqë masën e sigurisë së dhënë ndaj gazetarit Elton Qyno, por jo për kolegun e tij, Artan Hoxha, të cilin e etiketoi si “anëtar i bandës Bajri-Gjoka, të PS”.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

