"Shkundet" Greqia! Vendi fqinj goditet nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

26 Mars 2026, 15:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

"Shkundet" Greqia! Vendi fqinj goditet nga tërmeti, ja epiqendra

Një tërmet mesatarisht i fortë goditi sot Greqinë perëndimore.

Lëkundjet me magnitudë 3.4 ballë të shkallës Rihter ndodhën në orën 14:32 me orën lokale, në Leptokaria të Thesprotisë.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 8 km në juglindje të Leptokarisë, Thesproti, ndërsa thellësia fokale vlerësohet në 5 kilometra.

Nuk raportohet për dëme materiale, por vetëm për frikë dhe panik tek banorët.

 

Po ndodh...

ide