Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

26 Mars 2026, 17:24 / AKTUALITET ALFA PRESS

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për

Bordi i Transparencës ka vendosur ditën e sotme çmimin tavan për tregtimin e hidrokarbureve në vend.

Sipas njoftimit të ndarë për mediat, nga sot, nafta me pakicë nuk do të tregtohet më shumë se çmimi 203 lekë/litër, ndërsa benzina me pakicë më shumë se 175 lekë/litër.

Vendimi hyn në fuqi sot në orën 18:30.

“Bordi i Transparencës në datë 26 Mars 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 26 Mars ora 18.30 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”,- thuhet në njoftim.

Bordi thekson më tej se vendimet lidhen vetëm me çmimet e nënprodukteve si benzinë dhe gazoil sipas bursës Platts të Mesdheut, duke përjashtuar naftën bruto dhe kursin e dollarit.

Gjithashtu, Bordi ka përcaktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, që operatorët duhet të përdorin për mbulimin e shpenzimeve operative.

Po ndodh...

ide