Përfaqësuesja e diasporës: Kemi organizuar protesta të fuqishme në Austri! Ky vend është harruar nga politikanët dhe po braktiset dita-ditës

14 Qershor 2026, 19:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përfaqësuesja e diasporës: Kemi organizuar protesta të

Mijëra qytetarë u mblodhën në ditën e 15-të të protestave masive kundër qeverisë Rama.

Qytetarët u mblodhën fillimisht te sheshi Skënderbej, pastaj marshuan drejt Kryeministrisë.

Një qytetare mbajti fjalën në podiumin e improvizuar, duke thënë se është një prej organizatorëve të protestave të diasporës kundër qeverisë në Austri.

Protestuesja: Të tanat rrugët u mbyllën. Jam sot këtu si simbol se diaspora nuk është vetëm një ditë këtu por çdo ditë këtu. Çdo ditë. Le ta themi hapur, diaspora blen ilaçet e shëndetësisë falas për nënat dhe baballarët, diaspora paguan faturat e energjisë dhe ujit. Diaspora restauron shtëpitë e braktisura. Pa diasporën mijëra familje nuk do të mbijetonin dhe as nuk do përmbushnin nevojat bazike të jetës së përditshme. Diaspora është nana që qan se e ka fëmijën mijëra km larg. Diaspora është vajza që punon natë e ditë për me çu paret prindërve. Ky vend është harruar prej politikanëve të të gjitha anëve. Jam organizuese e protestave që po organizohen fuqishëm në Austri. Vendi po braktiste dita ditës. Ne jena këtu çdo ditë me tanë kontributin tonë.

Po ndodh...

ide