Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët që në orët e para 24-orëshit deri në mëngjes, fillimisht në jug të vendit e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit.
Lokalisht reshje shiu hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra, në orët e mesditës dhe pasdite reshjet me intensitet të ulët lokalizohen në veri e pjesërisht në relievet malore në juglindje. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut ndërpriten në të gjithë vendin.
Në lartësinë mbi 900-1000 metra në verilindje-juglindje reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar kryesisht në juglindje.
Era do të fryjë do të fryjë me drejtim nga verilindje – lindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 17m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Po ndodh...
Rama dhe Berisha “rrëzohen” nga rasti Dodik
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
