Kapen 75 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
1 Shkurt 2026, 10:35 / AKTUALITET

Rreth 75 kg kanabis janë sekuestruar nga policia greke në Rajo të Igumenicës, në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Operacioni ështe zhvilluar pasditen e djeshme nga sektori anti-drogë i policisë së Igumenicës.
Gjatë kontrollit të një automjeti që vinte nga kufiri gjelbër dhe synonte futjen në brendësi të tokës greke, u gjetën dhe sekuestruan 3 canta që përmbanin 51 pako me 74 kg 804 gramë marijuanë. U sekuestruan gjithashtu edhe një automjet dhe një telefon celular.
Në prangat e policisë ra drejtuesi i mjetit, një 54-vjeçar shqiptar.
Prej shtatorit, policia greke ka sekuestruar rreth 775 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria. Rastet janë evidentuar në Igumenicë në rrugë tokësore e detare si dhe në Janinë, Selanik e Kostur.
Po ndodh...
Rama dhe Berisha “rrëzohen” nga rasti Dodik
Nga Bato Kosova
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Nga The Economist
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
Nga Taulanda Jupi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
