Ndryshimet fiskale/ Pensionistët italianë në alarm: Tirana do të na taksojë me 15%!

1 Shkurt 2026, 12:09 / POLITIKË ALFA PRESS

Ndryshimet fiskale/ Pensionistët italianë në alarm: Tirana do

Ndryshimet e fundit në legjislacionin fiskal shqiptar kanë ngritur alarmin te pensionistët italianë që jetojnë në Shqipëri.

Sipas La Repubblica, rreth 3,000 pensionistë italianë që jetojnë në Shqipëri, ndiejnë rrezikun e një “goditjeje fiskale” me normë rreth 15%.

Ata i kanë dërguar letër të hapur kryeministrit Edi Rama, duke shprehur shqetësimin për barrën fiskale të mundshme. Sipas tyre, ata mund të detyrohen të paguajnë taksën bazë të biznesit prej 15% të të ardhurave dhe të plotësojnë deklaratën vendore të të ardhurave, të quajtur “Diva”.

Shqetësimi ka lindur pas ndryshimit të ligjit fiskal në janar. Ligji i vitit 2019 përjashtonte nga taksat shtetasit e BE-së me leje qëndrimi në Shqipëri, përfshirë italianët. Ligji i ri kufizon përjashtimet vetëm te të ardhurat e mbrojtura nga marrëveshjet ndërkombëtare, duke ofruar një mbrojtje më të dobët. Megjithatë, gjatë vitit 2025, administrata tatimore nuk ka kërkuar pagesa nga pensionistët italianë, por frika dhe pasiguria janë rritur.

Pensionistët italianë marrin mesatarisht 3,500 euro në muaj dhe shumë kanë nisur t’u drejtohen CAF-eve dhe Drejtorisë së Tatimeve për sqarime, por informacionet mbeten të pasakta dhe kontradiktore. Sondazhet tregojnë se një taksë 15% mund t’i shtyjë të zhvendosen në vende më miqësore fiskalisht si Sllovakia, Hungaria dhe Kroacia.

Sipas medias së huaj, një largim i tillë do të kishte ndikim ekonomik për Shqipërinë, pasi pensionet italiane që hyjnë në vend arrijnë mbi 136 milionë euro në vit, të shpenzuara kryesisht për konsum lokal, qira, supermarketet, restorante dhe mallra të ndryshme.

 

Po ndodh...

ide