Moti i keq në Kukës, disa fshatra probleme me energjinë elektrike

Në Kukës, pasojë e reshjeve, disa segmente të rrugëve nacionale dhe bashkiake kanë qenë nën rrezikun e rënies së gurëve, inerteve dhe dherave, si dhe bllokimeve të tumbinove. Subjektet kontraktore vijojnë punën për pastrimin e inerteve dhe borës, si dhe për kriposjen e rrugëve në segmentet problematike.
Aktualisht, të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme, ndërsa bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kanë raportuar problematika të reja.
Sa i përket furnizimit me energji elektrike, i gjithë Qarku Kukës furnizohet normalisht, me përjashtim të disa fshatrave: Kam, Lajthiz, Haxhibegaj, Zogaj dhe Xhuxhë në Njësinë Administrative Bytyç; Llugaj dhe Pac në Njësinë Administrative Llugaj; si dhe fshati Çerem në Njësinë Administrative Margegaj, Bashkia Tropojë.
Furnizimi me ujë të pijshëm në qark realizohet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Kukës.
Po ndodh...
Fundi i liderit tregëtar, Rama!
ide
Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri
Morali im, ligji yt: anatomia e një pushteti pa kufij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
