Merret vendimi, ndalohet shitja e cigareve elektronike për moshën nën 18 vjeç!

Shitja e produkteve të duhanit, cigareve, cigareve elektronike dhe shishave të nargjileve do të jetë e ndaluar për të gjithë personat nën moshën 18 vjeç. Komisioni Parlamentar i shëndetësisë ka diskutuar dhe miratuar nismën e deputetëve Erion Braçe dhe Etilda Gjonaj, e cila synon mbrojtjen e të miturve nga krijimi i varësisë ndaj duhanit dhe cigareve elektronike. Ndryshimet ligjore të propozuara synojnë gjithashtu të ndalojnë reklamimin e tyre direkt dhe indirekt si dhe tregtimin e tyre me ofertë.
Deputeti Erion Braçe ka theksuar se me qëllim zbatimin e kësaj nisme, përgjegjës për këtë duhet të jenë kompanitë e mëdha të distribucionit të këtyre produkteve si dhe supermarketet e mëdha. Nga ana tjetër theksoi se edhe këto produkte duhet të përfshihen në taksim.
“Duhet te ngarkojmë me përgjegjësi kompanitë e mëdha të distribucionit , ata duhet të ngarkohen me përgjegjësi se ku shitet, supermarketet e mëdha të mbajnë përgjegjësi, sot nuk ka asnjë tabel nëpër supermarkete”.
Ligji parashikon forcim të sanksioneve administrative për shkelësit e ligjit si dhe ndalimin e reklamimeve dhe sponsorizimeve edhe në kanalet mediatike.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
