Megaoperacioni i SPAK/ Shoqërohet në polici Armando Ndreca! Vëllait të deputetit iu gjet stani me kanabis, por Gjykata e Lezhës e liroi

Burime bëjnë me dije se nga urdhrat e Spak janë shoqëruar Elvis Ndreca dhe Armando Ndreca.
Ndërkaq vijojnë kontrollet në lagjen “Nënë Tereza”.
Pas arrestimit me bujë disa javë më parë, Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca u lirua nga qelia më 13 prill.
Pavarësisht se prokuroria e Lezhës kërkoi arrest me burg për Armando Ndrecën, vëllain e deputetit të PS, Eduart Ndreca, gjykata vendosi ta lirojë nga qelia duke u mjaftuar me caktimin e masës “detyrim paraqitje” ndaj tij.
Arrestimi i Armando Ndrecës, mësohet se është bërë në kuadër të komunikimeve me telefon që ka pasur me dy të arrestuarit e tjerë Armel Nikduajn dhe Elvis Shpellzain të cilët akuzohen se kishin kthyer një stan në “fermë kanabisi”.
Gjykata e vlerësoi si të paligjshëm ndalimin e Ndrecës, i cili sipas prokurorisë u bë me këmbënguljen e prokurorisë bazuar në përgjimet e bëra ndaj të arrestuarve.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
