Makina e shtabit të tij elektoral u përfshi në aksident/ Reagon Ilir Alimehmeti: Nuk ka të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në kryeqytet, ku është përfshirë edhe një automjet që i përkiste shtabit elektoral të kandidatit të Partisë Demokratike për deputet në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti.
Alimehmeti konfirmoi përplasjen, duke theksuar se, për fat të mirë, nuk ka pasur lëndime serioze.
“Fatmirësisht të gjithë janë mirë. Një pjesëtare e shtabit tim u përfshi në aksident. Uroj të jetë shumë mirë, por jam i qartë se nuk ka dëmtime serioze në njerëz nga përplasja,” u shpreh ai.
Sipas Alimehmetit, shkak i aksidentit është bërë një manovër e gabuar nga një automjet i tretë, çka çoi në përplasjen mes dy makinave të tjera, përfshirë edhe atë të fushatës së tij.
“Me sa na kanë shpjeguar, një makinë e tretë bëri një manovër të gabuar, shoferët janë trembur dhe për të shmangur atë, janë përplasur dy makinat e tjera, mes tyre dhe ajo e shtabit tim,” deklaroi ai në News24.
Kandidati demokrat e shfrytëzoi rastin për t’u bërë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në rrugë dhe të udhëtojnë në mënyrë të sigurt.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


