Kapet kokainë në furgonin e linjës Berat-Zakyntho, dy të arrestuar

Konkretisht, punonjësit e policisë së Departamentit të Narkotikëve të Patras, duke shfrytëzuar informacione dhe prova, kanë lokalizuar dy të dyshuar në Rio, ku një shtetas shqiptar i ka dorëzuar një greku, dy çanta, ndërsa të dy më pas janë larguar me automjete në drejtime të ndryshme.
Policia ka ndaluar menjëherë të dyshuarit dhe gjatë kontrollit që u bënë, grekut i gjetën dhe sekuestruan tre pako me 159.3 gramë kokainë, ndërsa shqiptari i’u gjet një pako me 1 kg 44 gramë kokainë, një telefon celular dhe 6445 euro.
159.3 gramë kokainë ishin ndarë në tre pako dhe ishin fshehur me kujdes në një pako detergjenti lavanderie, ndërsa 1044 gramë kokainë u gjetën në kabinën e mjetit që drejtohej nga shqiptari. Mjeti i këtij të fundit rezulton furgon i linjës Berat – Zakyntho.
Bashkë me shoferin, mësohet se janë ndaluar edhe pasagjerët, të cilët më pas janë lënë të lirë të largohen.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


