Greqi/ Arrestohet shqiptari, dhunoi dhe drogoi të dashurën për ti ndërprerë shtatzaninë

Një i ri shqiptar ka përfunduar pas hekurave në Greqi, pasi akuzohet i përfshirë në një ngjarje të rëndë.
Mediat greke raportojnë se 27-vjeçari shqiptar, që jetonte në Zakynthos akuzohet se ka dhunuar dhe droguar të dashurën e tij 19-vjeçare, e cila ishte dhe shtatzënë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, kur 27-vjeçari ka shkuar dhe ka marrë nga shtëpia 19-vjeçaren, e cila ishte rreth 2 muajshe shtatzënë.
Sipas të njëjtave informacione, 27-vjeçari pasi ka marrë partneren në shtëpinë e tij, e ka lidhur, e ka rrahur dhe e ka detyruar të marrë mjekim për të ndërprerë shtatzëninë.
Të nesërmen në mëngjes, 27-vjeçari e dërgoi 19-vjeçaren në spitalin e Zakynthos, ku po trajtohet jashtë rrezikut, por shtatzënia e saj është ndërprerë.
Pas një denoncimi, Drejtoria e Policisë së Zakynthos arrestuan dje shqiptarin, i cili akuzohet për dhunë në familje, ndërprerjes së shtatzënisë, dëmtimit të rrezikshëm trupor dhe vjedhjes, pasi i kishte marrë dhe celularin partneres së tij.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


