Franca e kërkonte për trafik droge, shqiptari i dënuar prangoset sapo zbret në aeroport nga avioni i linjës Tiranë-Pescara

5 Tetor 2025, 10:19 / AKTUALITET ALFA PRESS

Franca e kërkonte për trafik droge, shqiptari i dënuar prangoset

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar ndaj të cilit kishte urdhër ndërkombëtar për ndalim. Franca e akuzonte për krime që lidhen me trafikun e drogës.

32-vjeçari është identifikuar dhe prangosur pak pasi ka zbritur nga fluturimi i linjës Tiranë-Pescara, në aeroportin e “Abruzzo”.

Autoritetet njoftuan se shqiptari ishte subjekt i një urdhër-arresti evropian, të lëshuar nga autoritetet franceze për vepra penale që lidhen me drogën.

“Falë ndërlidhjes midis bazave të të dhënave kombëtare dhe evropiane dhe profesionalizmit të oficerëve të Policisë Kufitare, të udhëhequr nga Zëvendës Komisioneri i Policisë Dino Petitti, u bë e mundur identifikimi i individit, i cili udhëtonte me emra të ndryshëm”, informon media italiane.

Dënimi, i dhënë në mungesë në vitin 2022, përfshinte një vit burgim. Që atëherë, i kërkuari është zhdukur.

Pasi u konfirmua identiteti i tij, shtetasi shqiptar u vu në dispozicion të Gjykatës së Apelit të L’Aquila-s, e cila ka juridiksion mbi procedurat e ekstradimit.

 

Po ndodh...

ide