Rama: Kryetari i bashkisë u mor nga zyra pa gjyq, por Tirana nuk mund të presë më! Dekreti i presidentit? Ata që e diskutojnë s’kanë shkollën dhe dijen e Ilir Rusmalit

Kryeministri Edi Rama në nisje të podcastit të tij “Flasim” foli edhe për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në Tiranë.
Ai u shpreh se Tirana ka mbetur pa drejtim për shkak të një procesi gjyqësor të dyshimtë dhe se nuk mund të presë më për t’u rikthyer në rrugën e zhvillimit.
“Kryetari i bashkisë u mor nga zyra pa gjyq dhe u çua në paraburgim, ku vazhdon të mbahet prej 8 muajsh, përmes një procesi me standarde të dyshimta. Por ndërkohë, Tirana nuk mund të mbetet pezull,” deklaroi Rama.
Kryeministri komentoi gjithashtu debatet mbi legjitimitetin e dekretit të Presidentit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, duke kritikuar ata që sipas tij nuk kuptojnë bazën kushtetuese të këtij vendimi.
Rama: Tirana mbeti pa kryetar bashkie si pasojë e një zhvillimi brutal të lidhur me drejtësinë. Kryetari i bashkisë u mor nga zyra pa gjyq dhe u çua në paraburgim ku vazhdon të mbahet ende prej 8 muajsh, përmes një procesi me standarde të dyshimta. Por ndërkohë Tirana nuk mund të presë më. Kush thotë të kundërtën thjesht nuk e ka idenë se cfarë duhet që kjo lokomotive e Shqipërisë të ecë me ritmin e duhur.
Ndërsa ata që diskutojnë legjitimitetin e dekretit të presidentit për zgjedhje, nuk kanë faj, se nuk kanë as shkollën, as pavarësinë intelektuale dhe as dijen mbi kushtetutën të Ilir Rusmalit, këshilltarit juridik të presidentit dhe ministrit të Drejtësisë të PD, i cili për hir të integritetit të tij dha dorëheqjen dhe nuk pranoi të bëhej palë me korrupsionin.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


