VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse nga një bandë kriminale

29 Janar 2026, 09:53 / BOTA ALFA PRESS

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse nga një

Makina e një kryetari bashkie në Filipine u sulmua nga një bandë kriminale me raketë hedhëse.

Videoja nga momenti i sulmit tregon një makinë gri që ndalet përballë një pike karburanti ku SUV-i i zi që mbante Akhmad Abatuan ishte ndalur mëngjesin e 25 janarit, teksa një burrë del dhe qëllon një raketë ndërsa një i dytë hap zjarr.

Në pamje të tjera, makina e kryetarit të bashkisë duket e goditur, por nuk pëson dëme të mëdha për shkak të blindimit që kishte.

Sipas mediave lokale, dy nga rojet e sigurisë së kryetarit të bashkisë u plagosën, ndërsa tre nga sulmuesit u vranë pak më vonë në një operacion nga ushtria dhe policia.

“Nuk mendoja se do të përdornin një armë kaq të madhe. Një raketë hedhëse dore nuk është diçka që e përdor një person i zakonshëm. Kjo ishte profesionale”, tha Abatuan, i cili kërkoi masa të shtuara sigurie për të.

Një zëdhënës i Policisë Kombëtare Filipinase tha se ky ishte sulmi i katërt ndaj Abatuan, i cili e ka marrë detyrën që nga viti 2022.

Sipas të njëjtit zëdhënës, grupi që kreu sulmin drejtohej nga një burrë i njohur si “Raprap” dhe bashkëpunëtorët e tij ishin xhaxhai, kushëriri dhe vëllai i tij, ky i fundit, arriti të arratisej dhe mbetet i lirë.



Po ndodh...

ide