“Fast & Furious” në Elbasan, kapen tre trafikantë droge, plagoset një polic

11 Shkurt 2026, 21:01 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Fast & Furious” në Elbasan, kapen tre trafikantë

Një operacion antidrogë është zhvilluar në qytetin e Elbasanit, në kuadër të së cilit janë arrestuar 3 trafikantë droge dhe janë sekuestruar një sasi lënde narkotike.

Sipas raportimeve paraprake, 3 personat janë arrestuar teksa po tentontin të dilnin nga qyteti me makinë, ndërsa në automjetin e tyre janë gjetur dhe sekuestruar të paktën 45 kilogramë kanabis sativa, armë, municion luftarak, një sasi e konsiderueshme parash, si dhe disa telefona celularë me karta SIM shqiptare dhe të huaja.

Mësohet se drejtuesi i mjetit kur ka kuptuar se po ndiqej nga forcat e rendit ka tentuar të largohej me shpejtësi, duke u futur në një rrugë të pandriçuar në një lagje periferike.

Deri më tani identiteti i të arrestuarve nuk është bërë publik, ndërsa mësohet se gjatë operacionit ka mbetur i plagosur një punonjës policie, pasi është dëmtuar nga thyerja e një xhami, por raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të grupit, i cili dyshohet se operonte prej kohësh në disa qarqe të vendit.

Po ndodh...

ide