EMRI+FOTO/ E zë poshtë vinçi, vdes tragjikisht shqiptari në Itali

19 Nëntor 2024, 17:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI+FOTO/ E zë poshtë vinçi, vdes tragjikisht shqiptari
Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës këtë të hënë që kaloi në zonën e Torinos në Itali.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se viktima është shtetasi Fatmir Isufi, 51 vjeç, banues në Arcore, Monza Brianza, i cili ka humbur jetën pasi i ka rënë sipër vinçi në kantierin ku po punonte.

EMRI+FOTO/ E zë poshtë vinçi, vdes tragjikisht shqiptari
Në të njëjtin vend punonte dhe djali i tij, i cili nuk ka pësuar dëmtime, por është transpoprtuar në spital për shkak të gjendjes së shokut.

Një aksident dramatik, një tragjedi e tmerrshme që lë pa fjalë dhe kërkon reflektim për një punë që duhet të jetë gjithmonë e sigurt për të gjithë”, ka qenë komenti pas aksidentit nga kryebashkiaku i Torinos, Stefano Lo Russo.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit të rëndë.

 

Po ndodh...

ide