EMRI/ Policia greke publikon foton e shqiptarit, thirrje qytetarëve: Denonconi vjedhjet e tij

Policia greke ka publikuar emrin dhe fotot e një të riu nga Delvina, me precedentë të shumtë për vjedhje, me qëllim që publiku të denoncoje rastet që ai është i përfshirë në ngjarje të tjera kriminale.
Bëhet fjalë për Oklend Berberi, 36 vjeç, i cili sipas policisë greke është arrestuar në 5 shkurt 2025 si autor i vjedhjes së kuletave të pasagjerëve në tramvaj në Nea Smyrni, në datat 28 janar dhe 4 shkurt.
Ai rezulton i proceduar edhe më parë për vjedhje nga policia greke. Sipas policisë, “duke qenë se vepra penale e mësipërme cënon interesin legjitim të pasurisë, ky zbulim specifik, në përputhje me Urdhrin e Prokurorit përkatës, synon të hetojë, zbulojë ose ndjekë penalisht krime të natyrës së ngjashme që janë kryer nga i pandehuri ndaj viktimave të tjera dhe të parandalojë një kërcënim për sigurinë publike në lidhje me krimet e mësipërme”.
-
-
Kërkohet rritja e çmimit të energjisë në Kosovë
24 Shkurt, 18:57 -
-
EMRI/ U qëllua me armë zjarri në Laç, identifikohet viktima
24 Shkurt, 18:42
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




