EMRAT/ Goditën me grushte dhe sende të forta 52-vjeçarin, arrestohen 2 kushërinjtë në Lushnje

Dy persona, kushërinj me njëri-tjetrin janë arrestuar nga policia e Lushnjes.
Enea Zhuri dhe Marjo Zhuri dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin A. Gj., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Njoftimi:
Ditën e djeshme, pas njoftimit të marrë se në një lokal në lagjen “Gafurr Muço”, 2 shtetas kanë ushtruar dhunë ndaj një shtetasi tjetër, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 2 autorëve të dyshuar.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit E. Zh., 35 vjeç dhe M. Zh., 31 vjeç, banues në fshatin Qerret i Ri, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin A. Gj., 52 vjeç, banues në fshatin Jeta e Re, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

