Elbasan/ Po transportoheshin në burg pas masës së sigurisë në gjykatë, arratisen nga komisariati dy të paraburgosur për vjedhje, kapet njëri

Dy të paraburgosur për vjedhje janë arratisur ditën e sotme nga komisariati i Elbasanit.
Ata kanë shfrytëzuar momentet kur po transportoheshin drejt burgut, pas masës së sigurisë në Gjykatën e Elbasanit.
Ende është e paqartë dinamika e arratisjes së të paraburgosurve me inicialet N. L., 29 vjeç dhe E. P., 33 vjeç, ndërsa dihet që godina e drejtorisë së policisë është në rikonstruksion.
Deri tani është bërë e mundur kapja 33-vjeçarit dhe vijon puna për kapjen e tjetrit.
Njoftimi i policisë:
Mesditën e sotme, shtetasit , pas masës së sigurisë në Gjykatën e Elbasanit, të ndaluar më datë 28.12.2024, për veprën penale "Vjedhja", pasi i kanë zbritur nga automjeti shërbimet e Policisë me qëllim kryerjen e procedurave për transferim në IEVP, këta shtetas kanë mundur të largohen me vrap nga ambientet e DVP Elbasan.
Si rezultat i veprimeve policore është bërë e mundur kapja e njërit prej tyre, shtetasit E. P., dhe vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër, N. L..
Në lidhje me këtë rast, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj punonjësve të Policisë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal.
-
Sulm me thikë në Berlin, disa të plagosur/ Dyshohet se agresori është…
31 Dhjetor, 16:54 -
Rita Ora do drejtojë festën spektakolare të Vitit të Ri në Nju Jork
31 Dhjetor, 16:36
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


