E hëna me kthjellime dhe reshje lokale shiu, ja zonat që preken

25 Maj 2026, 08:04 / AKTUALITET ALFA PRESS

E hëna me kthjellime dhe reshje lokale shiu, ja zonat që preken

Kjo e hënë do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në vend.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të shtohen kryesisht nga orët e mesditës deri në pasdite, veçanërisht në zonat malore.

Sipas parashikimit, reshjet e shiut do të jenë të dobëta dhe lokale, kryesisht në jug dhe lindje të vendit, përgjatë relieveve malore. Pas orëve të pasdites, reshjet pritet të ndërpriten në të gjithë territorin.

Ndërkohë, era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa në vijën bregdetare dhe zonat luginore mund të arrijë deri në 12 m/s.

Sa i përket detit, valëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët deri mesatar, me forcë 1 deri në 3 ballë.



Po ndodh...

ide