Marko Rubio: Çështja bërthamore iraniane nuk zgjidhet brenda “72 orëve”! Ka shumë kompleksitet

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se një marrëveshje për programin bërthamor të Iran nuk mund të arrihet brenda “72 orëve”, duke theksuar se negociatat janë shumë komplekse dhe teknike.
“Negociatat për çështjen bërthamore janë shumë teknike. Nuk mund të zgjidhet një çështje e tillë për 72 orë në një cep tavoline”, tha Rubio në një intervistë për “New York Times” nga New Delhi.
Ai kërkoi gjithashtu rihapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit, e cila sipas tij është bllokuar nga Irani, si kusht për nisjen e negociatave serioze mbi pasurimin e uraniumit dhe angazhimin e Teheranit për të mos zhvilluar armë bërthamore.
Rubio tha se është vendosur një afat prej 60 ditësh për procesin dhe shtoi se “shtatë ose tetë vende të rajonit” mbështesin këtë qasje diplomatike.
Deklaratat vijnë në një moment kur SHBA dhe Irani po zhvillojnë negociata intensive për një marrëveshje që synon uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128