E dyshuar për çështjen e AKSH-it, Apeli i GJKKO merr vendimin për ish-zyrtaren e policisë

Apeli i GJKKO ka pranuar pjesërish kërkesën e zyrtares së policisë, Ervina Gjana, për t’i kthyer disa sende të bllokuara me urdhër të SPAK.
Gjatë kontrolleve që në fokus kishin bashkëjetuesin e Gjanës, shtetasin Renato Hristic, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit sekuestruannë benesën e vartëses së Ilir Prodës, 8 aparate celulare dhe dy laptopë.
Drejtoresha e krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit ngriti pretendime se celularët i përkisnin vetë asaj dhe jo bashkëjetuesit dhe kërkoi kthimin e tyre, ndërsa për laptop iu tha hetuesve se ishin të fëmijëve. Ndërkohë që ajo kërkoi kthimin gjykata pranoi kërkesën e SPAK dhe urdhri sekuestrimin edhe të celularëve të zyrtares që konsiderohet si një prej njerëzve më të besuar të kryepolicit Ilir Proda.
SPAK njoftoi pak javë më parë një grup kriminal brenda Agjencisë Kombëtare të Shqipërisë së Informacionit dhe shpalli në kërkim të dyshuaeit si drejtues të këtij grupi biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Në arrest shtëpie u dërgua Mirlinda Karcanaj drejtoresha e AKSHIT, si dhe zëvendësja e saj Hava Delibashi. 3 biznesmenë të tjerë dhe një zyrtar policie janë në masa më të lehta sigurie, si ndalim për të dalë jashtë vendit apo pezullim nga ushtrimi I funksionit.
Agasi dhe Beqiri sipas SPAK urdhëruan rrëmbimin e biznesmenit Gerond Mece që ta detyronin të tërhiqej nga ankesat për tenderat pranë AKSHIT.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Florjan Kalaja, sot më datë 05.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 40 akti, datë 27.01.2026 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses E.Gj: “Ankim kundër vendimit nr. 834, datë 30.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Kërkesë për verifikimin e ligjshmërisë së ekzekutimit të vendimit nr. 812, datë 15.12.2025, për lejimin e kontrollit personal dhe të vendeve, përsa i përket sekuestrimit të sendeve personale të një personi të tretë, si dhe kthimin e sendeve të sekuestruara pa bazë ligjore”, duke pranuar pjesërisht ankimin e znj. E.Gj, ndryshoi vendimin nr. 834, datë 30.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjithashtu, disponoi për ndalimin e publikimit apo dekonspirimit të këtij vendimi deri në mbylljen e hetimeve paraprake, në zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
