“E çoi djalin në Angli, u kthye për të vrarë babën”, bashkëfshatari i Pëllumbit: Po të dhunonte gruan nuk do e linte të fuste njeri në shtëpi

Motivi i vërtetë i vrasjes së Pëllumb Metës në Shënavlash të Durrësit, nuk është zbardhur ende, ndërsa bashkëshortja e tij në hetim dhe 3 fëmijët e arrestuar, i qëndrojnë motivit të dhunës në familje dhe vendimit për të fejuar pa dëshirë vajzën 19-vjeçare.
Po vendimi për ta fejuar pa dëshirë është hedhur poshtë nga familja që kishte shfaqur interes për këtë krushqi.
Madje dhe Blerina, nëna e vajzës, ashtu si babai i vrarë, kanë pasur të njëjtin qëndrim në lidhje me këtë mundësi fejese.
Në Shënavlash Blerinën, gruan e viktimës e njohin si grua me shkollë, që deri vonë ka bërë në shtëpi kurse të gjuhës së huaj, anglisht, për fëmijët.
“Nëse do të ishte grua e dhunuar, siç thotë, zor se do e linte burri të fuste njeri në shtëpi. Nuk di ç’mund të ketë ndodhur, por e rëndë shumë është. E sa për t’i bërtit fëmijëve e bëjmë të gjithë. Këta krutanët ndoshta pak më shumë se janë fanatikë dhe autoritarë, por jo të vrasësh babën. Ai për ata thoshte se jetonte e punonte. Biles më dukej liberal me djemtë. Të voglin e kishte punëtor, ndërsa të madhin e çoi njëherë me lekë në Angli. Shpenzoi për të, por nuk i eci dhe u kthye. Pastaj shkoi në Itali dhe tani u kthye për të vrarë babën. S’di ç’të them”, thotë një bashkëfshatar i viktimës.
Hija e rëndë e krimit rëndon mbi Shënavlash, fshatin që konsiderohet pjesë e qytetit të Durrësit për shkak të afërsisë me të.
Njerëzit hezitojnë të flasin publikisht. I druhen mikrofonit dhe ndjejnë një lloj pasigurie që s’dinë ta shpjegojnë, ndonëse krimi ndodhi brenda familjes.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
